
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka informuar se Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjellur vendim për të ndihmuar me 130 milionë euro ndërtimin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike në Tetovë.
Sali tha se gurëthemeli i fabrikës vendoset të shtunën më 13 gusht.
Fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next e GO Mobile”. Kompania ka hap filialin e saj para disa ditësh edhe në Tetovë në adresën ku gjendet kompania “Ecolog-International” në Tetovë.
Përndryshe gjatë ditës së djeshme portali Shqipmedia publikoi lajmin se familja Destani do të hap fabrikën e saj edhe në Bullgari për prodhimin e veturave elektrike, ku do të punësohen mbi 1.000 punëtor ndërsa investimi parashikohet të jetë 140 milion dollarë.
“Next e GO Mobile” është kompani start up gjerman në pronësi të familjes Destani dhe prodhon vetura të vogla elektrike. Fabrikën e parë ajo e hapi në Greqi ndërsa modeli i parë u zbulua para disa muajsh në Berlin.



