LajmeMaqedoniOpinionTopLajm

Bekim Qoku, “thembra e Akilit” e opozitës shqiptare!

Bekim Qoku, nëse do të shpreheshim me zhargonin sportiv, duhej të ishte “qendërsulmuesi” i koalicionit opozitar kundrejt BDI-së, me detyrë për të shënuar “gola”.

Jo me kualitetet e tij, nuk paragjykojmë nëse i ka ose jo, por me imazhin e “kandidatit të LVV-së”. Kyçja e tij duhej të ishte një kapital i madh politik. Ndonëse nga kreu më i lartë i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është thënë se nuk merr pjesë në zgjedhjet në Maqedoni, kjo nuk është fort “bindëse” për publikun dhe kyçja e ish-këshilltarit të Kryeministrit të Kosovës, mbetet si argument për të kundërtën. Një takim protokollar i opozitarëve para tre-katër ditësh në Prishtinë, poashtu përdoret nga opozita.

Por çka i sjell LEN-it Bekim Qoku?

Në njërën ndër paraqitjet e para për publik, e bëri lëmsh, për të mos thënë, zhveshi gjithë strategjinë politike që në këtë fazë votuesit nuk do të duhej ta dinin! I pyetur nëse mund të japë garanci se LEN nuk do të bëjë koalicion me një forcë antishqiptare, siç është Levica e Apasievit(kundër Kosovës, kundër NATO-s…), ai nuk pati guximin të thotë “JO me këtë parti”, por “se në jetë nuk ka garanci për asgjë!”. Domethënë, edhe me Levicën, pse jo?

Çka të thuhet tjetër, pos të thirremi në atë fjalën popullore të urtë kosovare “mos e ‘vet se t’kallzon vet’!”.

Bekim Qoku tregoi vetë se s’ia ka erën politikës, sepse, kjo gjë nuk tregohet, edhe kur punon në atë drejtim. Në këtë mënyrë, e ka ulur peshën elektorale të koalicionit LEN, duke e ditur se votuesit shqiptarë nuk mund ta marrin me mend se një forcë politike nuk mund të pohojë se s’do të bëjë koalicion me një Levicë.

Kështu, në vend se “qendërsulmues”, ai po shndërrohet në “thembër të Akilit” i opozitës shqiptare, duke komprometuar përpjekjet opozitare për të ardhur në pushtet, duke zbuluar të vërtetën e strategjisë!

Logjikisht, do të ishte një gjë shumë e lehtë për ta thënë një “kurrsesi me Levicën!”

S’kemi çka të shtojmë se vaj halli për ne në ç’derexhe paska rënë opozita nëse çështja shqiptare avancohet bashkë me Apasievin!/

Related Articles

Back to top button
Close
Close