Bëhet ekzaminimi i kufomave aliene 1800-vjeçare që shkaktuan zhurmë në botë, eksperti mjeko-ligjor: Nuk janë të montuar

Dy kufomat ‘aliene’ që u prezantuan javën e kaluar në një seancë dëgjimore në Kongresin e Meksikës, i janë nënshtruar testimit, duke përfshirë një skanim CT dhe rreze x.
Eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, prezantoi dy kufomat në Kongres si dëshmi e jetës “jo-njerëzore”. Prezantimi i tij u bë viral dhe është diskutuar gjerësisht nga shkencëtarët.
Zoti Maussan tha se artefaktet e dukshme ishin zbuluar në Peru në vitin 2017 dhe ishin 1800 vjeçare. José de Jesús Zalce Benitez, një mjek ushtarak dhe ekspert mjeko-ligjor, që kreu testet, është shprehur se këto trupa nuk duken të rreme, gjatë videos që tregon ekzaminimin e tij.
Dr Zalce Benitez tregoi gjithashtu se sipas rezultateve të testeve laboratorike, nuk ka prova për ndonjë montim apo manipulim të kafkave.



