LajmeMaqedoniTopLajm

Befason Menduh Thaçi, thotë se “Hristijan Mickoski s’ka problem me Ali Ahmetin, por me shqiptarët” (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me raportet politike mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njofton Top24

Sipas Thaçit, problemi i Mickoskit nuk është me Ali Ahmetin si individ, por me shqiptarët në përgjithësi. Ai theksoi se kjo është arsyeja pse Mickoski shpesh herë ka tensione politike dhe retorikë të ashpër në raport me komunitetin shqiptar.

“Mickoski nuk ka problem me Ali Ahmetin. Ai ka problem me shqiptarët,” – tha Thaçi, duke nënvizuar se ky qëndrim i kreut të VMRO-së është shqetësues dhe se duhet parë si çështje më e gjerë politike e shoqërore.

Deklarata e Thaçit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mesazh i qartë për pozicionin e shqiptarëve në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close