LajmeShowbiz

Befason ish i dashuri i Kim Kardashian, Ray J. thotë se ka pasur raporte intime mbi 12 mijë gra: Planifikova që të kisha…

Ray J., ish-i dashuri i influenceres Kim Kardashian, ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 12,500 gra.

Këngëtari 45-vjeçar dha një intervistë për videokastin “Funky Friday” dhe deklaroi se ky numër i referohet partnerëve të ndryshëm dhe jo numrit total të takimeve, ndërsa pohoi se kishte vendosur një “objektiv” fillestar për të kaluar 10,000 dhe kur e arriti atë, e kremtoi me një festë të madhe.

-“Shkova me rreth 400 deri në 500 vajza, ishte një paradë e madhe”, tha Ray J., me prezantuesin që e pyeti i hutuar:

-“Partnere të ndryshme…?”

-“10,000… Ndoshta pak më shumë tani”, konfirmoi këngëtari

-“Ti the 11…”, theksoi prezantuesi, duke iu referuar pretendimit të mëparshëm të Ray J., se kishte shkuar me 11,500 gra.

Ai më pas u përgjigj:

“Tani janë rreth 12,500. Por unë doja të shkoja në rreth 11… Isha i sigurt për 10. Nuk doja të isha në 9,000 dhe synoja 11. Arritëm në 10, kështu që doja të sigurohesha që e kisha kapërcyer”.

Prezantuesi dukej sikur nuk besonte dhe vazhdoi:

-“Kjo është pak më shumë se një grua e gjysmë në ditë për 30 vjet”.

-“Po, por llogaritjet ndryshojnë, sepse kur jemi në turne flasim për pesë deri në dhjetë në ditë “, tha Ray J.

Shumë në X reaguan me mosbesim dhe ironi, duke vënë në dyshim pretendimet e tij dhe duke komentuar se ishte një ekzagjerim.

“A mbani ditar?”, “Si është e mundur kjo?”, “A konsiderohet kjo një arritje?”, “Është e pamundur që ai të ketë numëruar atë numër të saktë”, ishin disa nga komentet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close