Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve kundër Kremlinit.
Kjo paketë synon eksportet e mallrave si dhe investimet në sektorin energjetik të Rusisë.
“Unë mirëpres miratimin e shpejtë nga shtetet anëtare të BE-së të paketës së katërt të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo do të gjymtojë më tej aftësinë e Putinit për të financuar këtë luftë të pajustifikuar. BE-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë presionin ndaj Kremlinit derisa të ndalojë pushtimin e Ukrainës”, ka shkruar Ursula von der Leyen në Twitter.
Diplomatët evropian kanë bërë të ditur se sanksionet do të përfshijnë ndalim të importit të çelikut dhe hekurit rus, ndalim të eksportit të mallrave luksoze, ndalim të investimeve në kompanitë e naftës dhe sektorin e energjisë. Gjithashtu, sanksionet do të bllokojnë qasjen e Rusisë në financimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore.



