LajmeMaqedoniTopLajm

BDI nis fushatën na shkruaj për hallin tënd, zëri yt ka rëndësi!

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një postimi në faqen zyrtare ka filluar kampanjën na shkruaj, zëri yt ka rëndësi, duke dashur kështu të motivoj të gjithë qytetarët, të punësuarit dhe ndërmarrjet të cilat përballen me mohim të të drejtave të tyre si mos respektimi i dygjuhësisë apo trajtimi i tyre si qytetarë të rendit të dytë, shkruan Top24

“Maqedonia përsëri vetëm e tyre” – Na shkruaj, zëri yt ka rëndësi!
🇦🇱 A ke përjetuar mosrespektim të Ligjit për Gjuhën Shqipe?
⚠️ A të kanë mohuar një mundësi vetëm përshkak përkatësisë etnike apo politike?
🛑 A ndjen se në institucionin ku punon, po të trajtojnë si qytetar i dorës së dytë?
🏢 A je një kompani shqiptare që po përballet me pengesa dhe diskriminim etnik?
Ata që erdhën në pushtet me sloganin “Maqedonia përsëri e ytja”, sot po e zbatojnë në mënyrën më të egër:
❌ Po fshijnë shqipen nga institucionet.
❌ Po largojnë shqiptarët nga administrata.
❌ Po krijojnë barriera për të kufizuar mundësitë tona.
❌ Po bllokojnë kompanitë shqiptare.
Por zëri yt ka rëndësi!
Nëse ke përjetuar padrejtësi, diskriminim apo përjashtim, na shkruaj në Messenger.
Çështja jote nuk do të neglizhohet!
🛑 Nëse nuk e themi sot, nesër do të jetë vonë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close