
Pas një pritjeje të gjatë dhe përkushtimit të madh, sot jemi në fazën finale të lëshimit të ujit të pijshëm për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës! Ky është një projekt kapital dhe jetik për banorët tanë, i cili tashmë po bëhet realitet falë punës së palodhshme të kryetarit Erkan Arifi dhe bashkëpunimit me të gjitha autoritetet përkatëse.
Nga 3 prilli 2025, uji i pijshëm do të jetë i qasshëm për të gjithë banorët e Likovës, Orizarës, Slupçanit, Vaksincës, Llojanit, Mateçit, Vishticës, Nikushtakut dhe fshatrave të tjerë të komunës.
Apelojmë të gjithë banorët që të dorëzojnë kërkesat për lidhjen e kontratave me Ndërmarrjen Komunale “Penda” për të përfituar nga ky shërbim i rëndësishëm.
Ky është një moment historik për komunën tonë! Falë angazhimit dhe vizionit të Kryetarit Erkan Arifi, sot uji i pijshëm nuk është më vetëm një premtim, por një realitet për të gjithë banorët e Likovës!



