
VLEN ka reaguar ndaj akuzave të një dite më parë të degës së BDI-së në Tetovë se, njësoj si me Monopolin Kasami ka nxjerrë në shitje prona pubike me interes për qytetin dhe qyterarët.
VLEN drejtpërdrejt nuk jep asnjë përgjigje ndaj akuzave të BDI-së por pyet se kujt po i pengon zhvillimi i Tetovës me Bilall Kasamin në krye .
‘’Në kohën e BDI-së, nuk mund të ndërtohet Stadiumi i Tetovës për shkak të uzurpimeve private të pronave. Ishin uzurpuar edhe Qendra Sportive dhe shumë prona të tjera publike. BDI-ja mbylli sy e veshë para mafias urbane për interesa korruptive.Me ardhjen e Bilall Kasamit në krye të Tetovës, pronat iu kthyen qytetarëve. Stadiumi i Tetovës më në fund po ndërtohet. Po ndërtohen rrugë dhe bulevarde. Për herë të parë pas shumë dekadash po ndërtohen dy shkolla të mesme në Tetovë.’’, thuhet në komunikatën e VLEN-it .
Me zgjedhjen e ujit të pijshëm dhe lanalizimit, VLEN thotë se ky zhvillim i pengon vetëm BDI-së.
‘’Përveç që zgjodhi problemet e infrastrukturës bazë, ujit të pijshëm dhe kanalizimit, VLEN-i dhe Bilall Kasami po ndërtojnë edhe salla sporti e pishina, duke e shndërruar Tetovën në qytet evropian.Ky zhvillim i pengon vetëm BDI-së. Opozita ka nostalgji për kohën kur dyshja Bajram Rexhepi – Teuta Arifi e zhytën komunën në borxhe, i shitën pronat publike te biznesmenët e dyshmitë prorusë, i lanë tetovarët në baltë dhe mjerim’’, thotë VLEN.
Ndryshe BDI listoi një sërë pronash dhe hapësirash pçubike që janë nxjerr në shitje nga komuna e Tetovës me çmim fare të lirë prej 61 denarësh për m².
‘’Në listë janë hapësira me rëndësi të madhe publike: Parkingu te Vero, Qendra Sportive, toka në Saraqinë me vetëm 61 denarë për m², si dhe parcela në Reçicë të Vogël, ku banorët prej vitesh kërkojnë ndërtimin e një çerdheje. Skema e Monopolit, ku prona publike u tjetërsua me 1 euro m2, nuk ishte rast i izoluar. Programi i vitit 2026 duket si vazhdim i së njëjtës skemë kriminale. Prona e qytetarëve trajtohet si pronë e pushtetit, ndërsa Tetova mbetet pa hapësira publike dhe pa të ardhme të planifikuar’’, këto ishin akuzat e djeshme që dega e BDI-së në Tetovë adresoi ndaj qeverisjes komunale.



