MaqedoniTopLajm

BDI – Gostivar, Hasani: Do të jemi opozitë konstruktive

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, Bashkim Hasani në konferencë për shtyp falënderoi aktivistët, kryetarët e këshillave vendorë dhe shefat e shtabeve duke thënë se me angazhimin e tyre, shqiptarët në Gostivar i besuan programit të BDI-së.

“Të nderuar bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, Forumi Rinor, Forumi i Gruas, Kryetarë të Këshillave Vendore dhe Shefa e anëtarë të Shtabeve Zgjedhore. Angazhimi i juaj, aktiviteti i juaj arriti që shumica e popullatës shqiptare të na beson programin dhe platformën tonë. Shpreh faliminderime për shumicën e popullatës shqiptare por edhe një pjesë e komunitetit turk, maqedonas, romë e të tjerë për besimin e dhënë. Por, për fat të keq nuk arritëm të bindim elektoratin e VMRO-DPMNE që për qëllimet e veta politike vendosi që edhe për katër vite komunën ta drejton Kryetari aktual i komunës” u shpreh Hasani.

Hasani tha se BDI në Gostivar do të vazhdojmë të jetë opozitë e fuqishme dhe konstruktive.

“Do të bindim edhe anëtarësinë e VMRO-DPMNE që vendimi i tyre politik ishte i gabuar dhe Gostivari ashtu sikurse edhe katër vitet e kaluara, për fat të keq, edhe në katër vitet e ardhëshme të ngelet i pazhvilluar. Demokracia është e shenjtë dhe ne do ta respektojmë vullnetin e popullit, qoftë edhe i deformuar nga interesa konjukturale”, tha më tej Hasani.

BDI në këto zgjedhje lokale në Gostivar garoi me nënkryetarin e partisë, Nevzat Bejta.

Related Articles

Back to top button
Close
Close