LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Ai që e braktisi Çairin dhe u shpërngul në Butel, nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve sërish

Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave,
Kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti në të gjitha paraqitjet e tij publike pretendon se e do Çairin. Por le të jemi të sinqertë: nëse e do vërtetë këtë komunë, pse e la atë pas tre mandateve qeverisje dhe u shpërngul në Butel? Përgjigjja është e qartë – dashuria e tij për Çairin nuk ka qenë kurrë reale; ishte dashuri interesi, e drejtuar vetëm nga përfitimet personale dhe ambiciet politike.
Sipas dokumentave zyrtare, adresa e vendbanimit të kandidatit për kryetar komune., Izet Mexhiti, është rr. Ljuba Ivanoviq në komunën e Butelit. Faktin e braktisjes së komunës të cilën ai e quan “diamant” nuk mund ta mohojë as Izet Mexhiti e as bashkëpunëtorët e tij. Çairi ishte vetëm një minierë për diamante për të.
Çairi nuk ka nevojë për dikë që i përdor rrugët dhe lagjet e tij si trampolinë politike. Banimi në një vend nuk është vetëm një adresë – është pjesëmarrje, është përditshmëri, është lidhja me njerëzit që pretendohet t’i përfaqësosh.
Ne nuk flasim për fjalë të bukura apo sllogane. Flasim për veprime, për përkushtim, për prezencë reale. Izet Mexhiti ka zgjedhur të mos jetë pjesë e jetës së përditshme të Çairit dhe kjo tregon shumë më shumë se çdo fjalë e tij: prioriteti i tij është vetja dhe klika e tij, jo qytetarët. Madje jo vetëm Izet Mexhiti, por edhe një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të tij të afërt kanë zgjedhur të ndjekin hapat e tij dhe janë shpërngulur në komunën e Butelit.
Çairi meriton një kryetar që është këtu me ne që nuk e braktis komunën pas mandateve të qeverisjes për të ndjekur interesat e tij personale. Çairi meriton një kryetar që respekton realisht njerëzit dhe punën për komunën.
Pra, qytetarë të Çairit, pyetni veten: a është kandidati që e ka braktisur komunitetin për interesa personale ai që meriton sërish të udhëheqë tani? Çairi ka nevojë për liderë që jetojnë dhe punojnë me qytetarët, jo për dikë që i përdor njerëzit për të arritur ambiciet e tij personale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close