Sport

Bayern Munchen-Sevilla, Ceferin jep lajmin e mirë për Superkupën e Evropës

Finalja Superkupës së Europës, Bayern Munchen-Sevilla do të luhet me një pjesë të tifozëve.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, u shpreh së fundmi se do të testohet hapja e stadiumeve të futbollit në ndeshjen e 24 shtatorit, ku do të lejohet të plotësohet stadiumi deri në 30% të kapacitetit.
“Çdo gjë nuk është normale, por do t’i kthehemi normalitetit së shpejti. Çdo gjë ndaloi 6 muaj më parë, por tani ne jemi këtu. Duhet të jemi optimistë. Superkupa e Europës në Budapest do të jetë një test për kthimin e tifozëve në stadium”, deklaroi kreu i futbollit europian.
Një gjë e tillë ishte paralajmëruar para një muaji. Tashmë me qëndrimin e mbajtur nga presidenti Ceferin, mund të nisë së shpejti rihapja graduale e stadiumeve për tifozët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close