
Yulia Navalnayas, bashkëshortes së Alexei Navalnyt, i është kthyer llogaria e rrjetit social X, pasi për gati një orë qasja i ishte bllokuar.

Bllokimi i llogarisë së saj u bë lajm në mediat ndërkombëtare, e më pas iu rikthye.
47-vjeçares po i shtohen ndjekësit gjatë tërë kohës.
Ajo e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se e ka vrarë Navalnyn, por Kremlini zyrtar tha se akuzat e tilla janë të pabaza dhe të neveritshme.



