LajmeRajonTopLajm

Basha mesazh në përkujtim të viktimave nga regjimet totalitare

Kreu i Partisë Demokratike ka kujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare.

Në një postim në Facebook Basha shkruan se 23 gushti nuk është vetëm një ditë kujtese, por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë.

Ne shqiptarët- shkruan Basha, kemi më shumë viktima se shumë kombe, e që sipas tij duhet të kujtohen e nderohen por kërkohet dhe reflektim për të nxjerrë mësime, e forcë për të mos lejuar asnjë formë të autoritarizmit të na ndajë nga Europa, nga Perëndimi dhe nga liria.

Gjatë regjimit komuniste u burgosën 34,135 qytetarë u burgosën për arsye politike, 59,009 u internuan në kampe përqendrimi, 7,022 prej të cilëve vdiqën në këto kampe, 984 të vdekur në burgjet e regjimit dhe 6,027 u ekzekutuan me dhe pa gjyq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close