SportTopLajm

Barcelona vendos përfundimisht për trajnerin,mbetet Quique Setien

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Quique Setien, do të mbetet trajner i skuadrës katalonase edhe sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Setien, i cili e mori drejtimin e skuadrës në janar pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, nuk ka qenë aspak e sigurt midis thashethemeve se ai do të zëvendësohet me legjendën e klubit, Xavi Hernandezin.

Nën drejtimin e tij, Barça ia dorëzoi titullin në La Liga rivalit Real Madridit por mbetet në garë në Ligën e Kampionëve dhe Bartomeu beson se ai meriton të jetë trajner i skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“Xavi është lojtar me të cilin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Por Quique Setien ka kontratë me Barcelonën dhe e ka edhe një vit të mbetur në të”, tha Bartomeu i pyetur nëse Xavi do ta zëvendësoj Setienin këtë verë.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se Setien është trajneri ynë dhe ai do të na udhëheqë në Ligën e Kampionëve, një garë që na jep shumë shpresë”, shtoi ai. 

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close