LajmeSport

Barcelona me interesim befasues për Oscarin

Mediumi brazilian TNT Sports Brasil raporton se Barcelona është duke tentuar që të transferojë ish-anëtarin e Chelseat, Oscarin.

Mesfushorin ofanziv u larguar nga The Blues vite më parë, për të kaluar në Kinë te skuadra Shanghai SIPG.

Edhe pse në moshë të re mori vendim që të shkonte për një aventurë atje, Oscar ka qenë në formë të mirë, por jo edhe të lartë.

Mediumi brazilian bën të ditur se situata financiare e Barcelonës nuk do ta bëjë të lehtë transferimin e tij nga skuadra kineze.

Shanghai e sheh Oscarin si një lojtar të pashitshëm, por është dëshira e këtij të fundit se ku dëshiron të luajë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close