Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick dha mendimin e tij pas fitores 3-1 ndaj Vissel Kobë në miqësore.
“Ne filluam mirë, veçanërisht në 30 minutat e para. Pastaj humbëm pak kontrollin, por pjesa e dytë ishte e shkëlqyer.
Dro dhe Jofre luajtën mirë, dhe ne donim që të gjithë të luanin të paktën 45 minuta. Rashford, nga ana tjetër, luajti më pak sepse filloi më vonë me topin. Gerard Martin luajti pas dëmtimit të tij, një rikthim i mirë”.



