LajmeSport

Ballkani ndan rrugët me tre futbollistë

Ballkani nga Suhareka ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollistë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi përmes një komunikate zyrtare, duke falënderuar lojtarët për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e skuadrës portokalli.

“Duke falënderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha. Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona” thuhet në njoftimin e klubit kampion të Kosovës nga edicioni i kaluar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close