
Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Bajram Rexhepi ka uruar shtetin mik, duke theksuar miqësinë e gjatë dhe të palëkundur mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, shkruan Top24
Miqësia mes popullit shqiptar dhe atij amerikan ka rrënjë të thella, që nga Presidenti Woodrow Wilson, i cili mbrojti të drejtën tonë për ekzistencë kombëtare dhe shtetësi, e deri te partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi që ndajmë sot.
Në këtë ditë, nderojmë vlerat e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë, që janë themel i shoqërisë amerikane dhe frymëzim për të gjithë ne.
Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë shqiptaro-amerikane 




