LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi, punimet rreth ndërtimit të trasesë së gazjellsit po shkojnë sipas planit

Drejtori i resurseve energjetike të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se punimet rreth ndërtimit të rrjetit të gazsjellësit po ecin sipas planit dhe intenzitetit të paraparë. Ai thekson për Top24 se terminali në Aleksandropolos do ta shndërron gazin e lëngshëm në gaz dhe e çliron atë përmes sistemit të transmetimit. Në këtë terminal gazi do të mbërrijë nga kudo në botë.

Ndërtimi i interkonektorit me Greqinë do të na mundësojë të furnizohemi nga burime të ndryshme nga të cilat furnizohet Greqia. Duke u lidhur me rrjetin DESFA ne përdorim të njëjtat burime që ka DESFA. Ne mund të marrim gaz nga Azerbajxhani nga Rryma e Jugut, por ekziston një tjetër që funksionon në Greqi, kështu që na hap mundësinë që të furnizohemi me gaz nga kudo në botë. Kjo do të thotë që ne marrim gaz shumë më të lirë dhe i diversifikojmë burimet tona të furnizimit në mënyrë që të mund të furnizohemi me gaz më të lirë, shton Rexhepi  për TOP24.

Hapi i parë është bërë. memorandumi është fillimi. Ne kemi një ekip negociator dhe shpresoj që negociatat të përfundojnë me sukses. Pritjet tona janë që ne do të marrim pjesë me rreth 10% në strukturën e pronësisë së këtij terminali gazi. “Unë mendoj se ne do t’i përfundojmë negociatat këtë vit,” tha Rexhepi / TOP24.

Rexhepi më tej shton se në përfundim e sipër është edhe traseja e pollogut dhe se punët këtë vit po shkojnë sipas agjendës së paraparë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close