
Kandidati për kryetar komune në Tetovë, Bajram Rexhepi gjatë ditës përmes një postimi ka prezantuar një nga pikat kryesore të programit të tij që është plani gjenreal urbanistik 2026-2036, ku më në fund Tetova do të ketë një plan zhvillimor të mirëfilltë, të bazuar në standarde moderne urbane dhe në vizion afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, shkruan Top24
Tetova do të ketë më në fund një plan zhvillimor të mirëfilltë, të bazuar në standarde moderne urbane dhe në vizion afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm.
Ky plan, që do të hartohet me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet Tetova e re, si një qytet i gjelbër, funksional dhe me infrastrukturë të integruar.
Përmes tij do të:
Qëllimi është i qartë. Tetova të zhvillohet me plan, jo me improvizim.
Një qytet ku hapësirat publike, transporti, shërbimet dhe gjelbërimi bashkohen për të krijuar harmoni urbane.



