LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi për Monopolin: Bilall Kasami e trajton pasurinë publike si mall privat

Shefi i shtabit politik të BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka akuzuar Bilall Kasamin se po e trajton pronën publike si pronë private, shkruan Top24

Rexhepi në postimin e tij shkruan se komuna e Tetovës nuk arrin ta mbuloj as me dokument këtë skandal.

A e imagjinoni? 

Komuna ia shet Monopolin një kompanie për vetëm 7.000 euro, ndërsa vetë llogarit tatim mbi bazën reale të pronës – mbi 140.000 euro!

Kjo do të thotë se vetë e pranojnë që prona vlen shumëfish më shumë, por e “shesin” për hiçgjë.

Mashtrimi është aq i madh, sa nuk fshihet dot as në dokumente zyrtare.

Kështu sillet dikush që e trajton pasurinë publike si mall privat.

Kështu sillet dikush që nuk ka as turp, as përgjegjësi.

Ky nuk është gabim. Kjo është tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës.

https://www.facebook.com/share/p/1L2PYViZCm/

Related Articles

Back to top button
Close
Close