
Si Bahrejni ashtu edhe Kuvajti kanë raportuar se kanë interceptuar sulme ajrore iraniane gjatë ditës së sotme, pasi SHBA-ja nisi një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës.
Ndërsa konflikti vazhdon të përshkallëzohet, CNN shkruan për zhvillimet më të fundit:
Aeroporti ndërkombëtar dhe porti detar në qytetin jordanez të Akabës, në Detin e Kuq, janë evakuuar për shkak të një “kërcënimi specifik dhe të besueshëm”, njoftoi pak më parë Ambasada e SHBA-së në Jordani.
SHBA-ja goditi Iranin për natën e tetë radhazi, në sulme që Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se u ndërmorën për ta “ndëshkuar me shpejtësi” Iranin pasi vrau dy ushtarakë amerikanë në Jordani të premten.
Pasi CENTCOM njoftoi për vdekjen e ushtarakëve amerikanë në Jordani, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se kjo ishte “një gjë shumë e trishtueshme”.
Shpërthime u dëgjuan herët këtë mëngjes sipas orës lokale në Bandar Abbas të Iranit dhe në ishullin Qeshm, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA, duke cituar banorë vendas.



