
“Edhe pse dikush po bën politikë ditore me fatin e komandantëve, ne do ta mbështesim këtë rezolutë, për të treguar se në cilën anë jemi ne.
Por, në anën e kujt është Ali Ahmeti, i cili mburrej se ka lobuar në Kosovë që t’ia mbledh votat Gjykatës Speciale? Asnjë rezolutë simbolike nuk e zhbën këtë që ka bërë ai.
Mos të flasim për UÇK-në e vendit tonë, që u la pas dore totalisht gjatë 22 vjet qeverisje të Ali Ahmetit. Shumë prej tyre e braktisën vendin për bukën e gojës.
Prandaj, mos bëni politikë me fatin e komandantëve, sepse shqiptarët ju njohin mirë.
Liri për çlirimtarët!” ka shkruar Adnan Azizi



