KulturëLajmeMaqedoni

Aziri pret në takim Drejtorin e Instituit për Trashëgimi të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe z.Abdulaziz Al Musallam

Sekretari shtetërorë në ministrinë e kulturës së Maqedonisë së Veriut, Valmir Aziri ka pritur në takim Drejtorin e Instituit për Trashëgimi të Sharjahut në Emiratet e Bashkuara Arabe z.Abdulaziz Al Musallam me të cilin diskutuan rreth një bashkëpunimi në mes dy vendeve në sferën e Kulturës,institucioneve kulturore dhe projekte të rëndësishme kulturore, shkruan Top24

“Biseduam tema të ndryshme ku në cak ishte bashkëpunimi në mes dy vendeve në sferën e Kulturës,institucioneve kulturore dhe proekte të rëndësishme kulturore.
I dhurova një pikturë e punuar nga unë si dhuratë për Drejtorin e Institutit!
Gjithashtu shkëmbyem dhurata së bashku ku pranova dhuratë pikturën e Institutit të Sharjahut dhe disa libra të shkruar nga vetë Drejtori i Institutit Dr.Abdylaziz Al Musallam.” tha Valmir Aziri.
Sekretari Aziri më tejs shton se me drejtorin Abdulaziz Al Musallam u dakorduam që bashkëpunimi do vazhdon fuqishëm në të gjithë sferat. Gjithashtu në takim ishin prezent edhe z.Vebi Amza Kryetari i Ansamblit Ibe Palikuqi dhe Amir Mamuti përfaqësues i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Maqedoninë e Veriut.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close