LajmeMaqedoniTopLajm

Azem Sadiki: Aktivistët e mijë dhe të ASH-së punojnë bashkë natë e ditë për fitoren e madhe

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit dhe favorit absolut edhe për një mandat, Azem Sadiki i ftuar në emisionin “Çfarë nuk është e qartë” në TV-Alfa ka faleminderuar Aleancën për Shqiptarët (ASH) për mbështetjen e dhënë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai ka informuar se aktivistët e tij dhe të ASH-së tanimë janë bashkuar me një shtab zgjedhor dhe natë e ditë punojnë për fitoren e 31 tetorit.

“Po kam mbështetjen edhe të Aleancën për Shqiptarët (ASH), aktivistët e tyre janë në shtabin tonë elektoral dhe së bashku me aktivistët tanë natë e ditë punojnë që të përfundon ky proces në mënyrë paqësor dhe demokratike. Më pas të bëjmë një festë të vogël dhe më pas të vazhdojmë me punët aty ku kemi ngel. E faleminderoj Aleancën për Shqiptarët për këtë mbështetje”, ka theksuar Sadiki.

Duke folur për oponentin e tij në garën elektorale, tha se nuk është e ndershme që në kohë fushate gjysma e qeverisë të sillet rreth vendbanimeve të komunës së Studeniçanit.

“Nga Artan Grubi deri te Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti. I terrorizojnë qytetarët. Nuk mundet me kërcënime dhe presion. Nuk është e ndershme që të shfrytëzohen instrumentet e pushtetit që ti frikësojnë qytetarët. Por, janë për keqardhje se në çdo takim të tyre ato janë me tre apo katër njerëz, vet edhe të cilët janë të lodhur nga këto sjellje të pahieshme dhe të ulëta”, theksoi Sadiki.

Related Articles

Back to top button
Close
Close