LajmeRajonTopLajm

Avokati i Veselit: Ish krerët e UÇK-së nuk kanë bërë asgjë, por vetëm kanë qenë politikanë të suksesshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka shprehur indinjatën e tij me pozicionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe zvarritjen e procesit të nxjerrjes së dokumenteve.

Prokurorja e rastit gjatë ditës së sotme ka kërkuar që afati për përkthimin e plotë dhe redaktimin e dokumenteve të cilat janë nxjerrë në kuadër të materialeve të ecurisë së rastit të shtyhet deri më 31 janar të vitit 2022

“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe  jam i sigurt që edhe ju zotëri gjykatës jeni mërzitur nga kjo”, ka thënë Koehe.

“Klientët tanë janë të burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne i kemi marrë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë i kemi marrë mbi 200 dokumente”.

Ndërsa avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson,  ka thënë se Gjykata Speciale është ndërtuar mbi një raport të rrejshëm të Dick Marty.

“Institucioni u themelua për të shqyrtuar këto akuza absurde të cilat ishin të rreme, e dimë që u sajuan nga dëshmitarë të cilët i ka paraqitur zbulimi i fshehtë serbë. Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë  mbështetëse për akuzat e saj, themelet për ngritjen e këtij tribunali kanë qenë të mbështetura në gënjeshtër. Dick Marty shkroi një raport që përfshinte akuzat më absurde për UÇK-në”, ka thënë ai.

Emmerson ka thënë se ish krerët e UÇK-së, nuk kanë bërë asgjë, por vetëm kanë qenë politikanë të suksesshëm.

Emmerson është përplasur me gjykatësin e Procedurës Paraprake, Nicolas Guillou, pasi ky i fundit pretendon se avokati nuk është në temë.

“Padurimi juaj po drejtohet gabimisht. Është gabim kjo që po thoni ngase unë jam në temë”, ka deklaruar Emmerson, derisa Giju ia bëri me dije se mund ta largoj nga salla.

“S’ka si t’i lexosh provat ndaj Veselit apo të tjerave, përveç që të them se Prokuroria po orvatet të bëjë që UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale. Janë 327 dëshmitarë, vetëm 50 apo diçka e tillë do të dëshmojnë, kjo gjendje po vazhdon tash e një vit e gjysmë”, deklaroi tutje avokati i Veselit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close