BotaLajmeTopLajm

Avion rus mbi Estoni/ Nisen dy Typhoon gjermanë e britanikë, tensione në ajër!

Gjatë operacionit të parë të përbashkët të këtij lloji, avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) dhe ato të Forcave Ajrore Gjermane gjurmuan një avion ushtarak rus në afërsi të hapësirës ajrore të Estonisë, thotë BBC, pa cituar ndërkohë burime për këtë njoftim.

Ilyushini Il-78 Midas, një avion transporti dhe furnizimi ajror me karburant me katër motorë, po fluturonte mes enklavës ruse të Kaliningradit e Shën Petersurgut dhe kaloi mbi hapësirën ajrore të Estonisë, mbi Balltik, pa njoftuar kontrollorët ajrorë të Talinit. Dy Typhoon e nisur me këtë këtë rast, njëri gjerman, tjetri britanik, shoqëruan Il-78 nga hapësira estoneze.
Forcat ajrore të Londrës e Berlinit janë angazhuar aktualisht me implementimin e politikës së përbashkët ajrore të NATO-s në rajon. Survejimi në vetvete ishte rutinë, por kjo përbën të parën herë që një operacion I kësaj natyre zhvillohet bashkarisht nga të dyja vendet. Incidenti vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes aleancës ushtarake perëndimore dhe Rusisë, që vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë. Një ditë më parë, një dron amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi.

Por, Moska reagoi ashpër duke folur për një “provokim”, sikurse e përshkroi ngjarjen ambasadori rus në Uashington, Anatoli Antonov, i cili insistoi se Rusia nuk e ka prekur dronin amerikan. Ai pretendon se droni bëri një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me avionët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që avionët luftarakë rusë nuk kanë qëlluar me armë apo ta kenë goditur.

Antonov, tha se bisedimet e zhvilluara ishin “konstruktive” dhe nuk është folur për “pasoja” të mundshme për Moskën. Antonov theksoi se Rusia nuk dëshiron një konfrontim me SHBA-në dhe se bisedimet e zhvilluara për këtë cështje, kanë qënë sipas tij, konstruktive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close