LajmeMaqedoniTopLajm

Autobusi i tragjedisë në Bullgari e kaloi kufirin pa u regjistruar në doganë

Autobusi i djegur në Bullgari nuk u regjistrua në doganë gjatë kalimit të kufirit. Kështu njoftojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, në të cilat shkruhet se gjatë kalimit në doganë janë regjistruar vetëm pasagjerët e autobusit.

Ka qenë kontrolli i brendshëm i Drejtorisë Doganore që ka konstatuar këtë, ndërsa janë vendosur edhe masat ndëshkuese që do të merren. Dy punonjësit që kanë qenë në detyrë gjatë asaj dite do të marrin pezullim nga puna, kurse për shefin e tyre është përcaktuar një gjobë.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021, Drejtoria Doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close