
Erdhën me optimizëm se do të ketë progres në bisedime me ministrinë e Arsimit, por dolën pa asnjë marrëveshje konkrete, ndërsa nuk dhanë as deklarata me qëllim që, sic thanë, negociatat të përfundojnë jenë të suksesshme.
“Në interes të bisedimeve kemi rënë dakord të mos jepen deklarata konkrete, numra apo informacione të tilla me qëllim që të përfundojnë të suksesshme, kaq mund të them. Ne jemi gjithmonë optimist dhe besoj se do të gjejmë zgjedhje e cila është në interes të të gjithëve”, deklaroi Zenafer Bajmak Grozdanov, Përfaqësues I Sashk
Siç informuan nga SAShK, takimi i radhës pritet të mbahet të premten, e deri atëherë Ministria e Arsimit me atë të Financave të bëjnë përllogaritjet e nevojshme, për rritjen e pagave të mësimdhënësve.



