
Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, sot mbajti Kuvendin e Partisë në Strugë, ku krahas kësaj për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh Arianit Reka, shkruan Top24.
Sot, në Strugë, Aleanca për Shqiptarët mbajti Kuvendin e Partisë, ku të gjithë dhamë llogari para të njëjtit, duke vendosur kështu një standard të ri në transparencën tonë politike dhe partiake.
Krahas kësaj, për kryetar të Akademisë Politike u zgjodh profesor Arianit Rek.
Ky Kuvend dëshmoi përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë dhe transparente, duke promovuar kështu një model të ri politik në vend.


