LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Skandaloz dhe dyftyrësi e quan vendimin e AAA-së dhe LB për të mos marë pjesë në ndryshimet kushtetuese

Aleanca për Shqiptarër përmes një kumtese e ka quajtur skandaloz dhe dyftyrësi vendimin e AAA-së dhe Lëvizjes Besa për të mos propozuar anëtarë në komisioninin që do të diskutoj ndryshimet kushtetuese, shkruan Top24
Reagimini plotë i ASH-së;
Vendimi i Lëvizjes Besa dhe Alternativës për të mos dërguar përfaqësues në grupin punues për ndryshimet kushtetuese është skandaloz dhe paraqet dyftyrësinë e këtyre subjekteve përballë proceseve integruese dhe të ardhmes së qytetarëve. Arsyetimet e tyre janë të pabaza dhe të paqëndrueshme. Kujtojmë opinionin se grupi punues është formuar pikërisht për të paraqitur propozimet e partive politike dhe aty duhet të sillen vendimet. Kushtëzimet që koncenzusi të arrihet para se të ulen në grupin punues është vetëm një alibi, që shkon pikërisht në dëm të vetë kërkesës për heqjen e 20% nga Kushtetuta dhe në dëm të hapjes së bisedimeve me BE-në. Me veprimet e fundit, Lëvizja Besa dhe Alternativa vetëm se konfirmojnë që janë nën kontroll të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe agjendës anti-evropiane.
Ju bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që në këto momente të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të dëshmojnë pjekuri politike dhe jo të bëjnë politika partiake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close