Aleanca për Shqiptarët ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe mbështet angazhimin e vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve, për të parandaluar rrezikun që paraqet përhapja e armëve bërthamore.
Zhvillimet aktuale dëshmojnë se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të ndërmarrë hapa të qarta për të ruajtur stabilitetin, sigurinë dhe rendin global. Një Iran i pajisur me armë bërthamore do të paraqiste një kërcënim serioz jo vetëm për rajonin, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike dhe beson fuqishëm se siguria, paqja dhe respektimi i rendit ndërkombëtar janë thelbësore për të ardhmen e qëndrueshme të të gjithë qytetarëve.
Ky është një moment që kërkon qasje të matur, bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar dhe angazhim të sinqertë për të parandaluar çdo eskalim të mëtejshëm.
Aleanca për Shqiptarët riafirmon përkushtimin ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian në mbrojtje të paqes, sigurisë kolektive dhe të drejtave të njeriut.
– Aleanca për Shqiptarët



