LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-Saraj: Ku u shpenzuan 100 mijë eurot e ndara për pastrimin e deponive në Saraj?

Ku u shpenzuan 100 mijë eurot e ndara për pastrimin e deponive në Saraj?

Të nderuara media
Të nderuar qytetarë

Sot jemi këtu për të publikuar demaskuar dyshimet për krimin dhe korrupsion të udhëheqësisë komunale në Saraj, të emëruar dhe mbështetur nga BDI. Para gjithë opinionit sot po publikojmë një tender që peshon 100 mijë euro dhe që banorëve të Sarajit ju shkakton dëm të dyfishtë, në buxhetin e tyre dhe shëndetin e tyre.

IMG f7205d7f828430c3a2342aa0e9fb5199 V

Më 15 gusht të vitit të kaluar Komuna e Sarajit, gjeqësisht Ndërmarja Publike Komunale i ka ndarë tender dhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë private “Veber Invest” Rashçe për pastrimin e deponive në rajonin e Komunës së Sarajit. Kompanisë, sipas kontratës i janë ndarë 6 miljon denarë apo rreth 100 mijë euro.
Nga fotografitë dhe videoincizimet e realizuara në teren shifet qartë se puna e marrë si obligim nuk është kryer, që shton dyshimet se si dhe ku janë harxhuar paratë e tenderit i cili i është ndarë kompanisë përafërsisht dy muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale të vitit 2021.

IMG cd141c89b2714faed5f9d7882ab520c1 V

E gjith procedura në fjalë është e dyshimtë për shumë arsye. E para, kompania që ka fituar tenderin, sipas informacioneve tona nuk e ka këtë fushë veprimi, por është kompani ndërtimore dhe nuk posedon pajisjet për pastrimin e deponive.
Çmimet e vendosura në kontratë janë astronomike, pasi për pastrimin e vetëm një metër kub mbeturina kompania paguhet 3600 denarë, pa TVSH, ndërsa për gjithë procesin, pastrimin, transportin dhe rehabilitimin, për një metër kub paguhet 5200 denarë.
Por, edhe përkundër çmimit maramendës dhe shumës së lartë të përgjithshme që parasheh ky tender, deponitë vazhdojnë të helmojnë banorët e Sarajit.

Artikuj të ngjashëm

Gjithashtu lexo
Close
Back to top button
Close
Close