LajmeMaqedoniTopLajm

ASH prish koalicionin me Danella Arsovskën në Shkup thotë Taravari

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në Studio10 sot deklaroi se ASh do të ndërpresë bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi-Koka, përcjell TV21.

“Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por ishte një provokim. Prishja e një hoteli, dhe nuk e kuptoj pse pikërisht ai hotel, është provokim. Por njerëzit ndonjëherë reagojnë emocionalisht. Kështu do të reagonin edhe të tjerët. Sulmi në hotel u raportua në polici. Enuzin e ka shkarkuar kryetarja, e jo VMRO-DPMNE”, tha Taravari.

Ndryshe Koka u shkarkua dje pasi vëllai i tij Jusuf Koka, nxori një pistoletë gjatë një përleshje me protestuesit e VMRO-DPMNE-së të cilët tash e sa ditë kundërshtojnë propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close