LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë qytetarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar kundër Ministrisë së Shëndetësisë për keqmenaxhimin e situatës me koronavirusin. Nga ASH nëpërmjet një kumtese thonë se qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona. Në vijim është kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje.

Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar në një far protokolli, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close