LajmeMaqedoniTopLajm

ASH dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Kuvendit duke e cilësuar atë si tipike të një regjimi

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas sjelljes aspak profesionale dhe etike të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit ditën e djeshme kundrejt puonjësve.

Në një reagim zyrtar ASH dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Kuvendit duke e cilësuar atë si tipike të një regjimi.

ASH shkruan se këtë sjellje e hasim në shumicën e institucioneve dhe punonjës të administratës çdo ditë duhet të përballen me ofendime të tilla.

“Mobing dhe sjellje të tilla ka në shumicën e institucioneve, vetëm se në Kuvend kësaj radhe ju dëgjua zëri.

Për një kohë të gjatë, jo vetëm Xhaferi, por edhe zyrtarë të tjerë të BDI-së i trajtojnë në mënyrë të njëjtë nënpunësit dhe qytetarët, ndërsa shpesh herë tentojnë të trajtojnë kështu edhe deputetët. Kjo është sjellje tipike e një regjimi, një diktature që funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime.

Por, siç e shihni, një gjë e tillë nuk ju kalon te deputetët dhe tashmë kanë nisur të reagojnë dhe të raportojnë nëpunësit që nuk durojnë më diktaturë. Së shpejti edhe qytetarët do t’ua japin përgjigjen dhe së bashku do t’i çlirojmë nga ky regjim brutal”, shkruhet në njoftimin e ASH.

Related Articles

Back to top button
Close
Close