LajmeRajonTopLajm

ASH: Ballkani i Hapur, Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar

Aelanca për Shqiptarët përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar rreth “Ballkanit të hapur” të cilin tani më e ka quajtur si “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, sahkruan Top24

“Dëmet e nismës në bashkëpunimin rajonal si tërësi padyshim kanë tejkaluar benefitet individuale në tre vendet pjesëmarrëse. Në vend të rritjes së mirëbesimit dhe forcimit të frymës së bashëpunimit, ky projekt polarizoi edhe më tepër Ballkanin Perëndimor në një kohë tanimë të trazuar për rajonin dhe kontinentin. Andaj, përshëndesim tërheqjen e Shqipërisë nga kjo nismë dhe fokusimin e tërësishëm të qeverisë shqiptare në Procesin e Berlinit, si korniza e vetme për integrimin ekonomiko-politik të rajonit, zgjidhjen e pengesave të mbetura për arritjen e Tregut të përbashkët rajonal dhe rruga e vetme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.” thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, përcjellë Top24

Me daljen e Shqipërisë nga ky mekanizëm, vlerësojmë se Ballkani i Hapur është projekt i vdekur dhe se tani, tërë energjia e qeverisë së Maqedonisë së Veriut duhet t’i dedikohet zbatimit të planit të veprimit 2021-2024 të tregut të përbashkët rajonal, për të mirën e qytetarëve të vendit dhe të rajonit në një frymë evropiane dhe barazitare për sa u përket marrëdhënieve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Improvizimet dhe aventurat në kuadër të proceseve paralele, jo inkluzive dhe që çojnë drejt një Ballkani Perëndimor me dy shpejtësi kanë marrë fund, thuhet më tej në këtë reagim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close