LajmeTopLajm

ASH-Alternativa: BDI ka vjedhur votat dhe nuk ka legjitimitet

BDI i ka vjedhur votat dhe nuk është legjitimi. Ky ishe mesazhi kyç i liderëve të Koalicionit “Tash është koha” Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, në marshin “Për demokraci” ku mijëra protestues marshuan nga Parku i Çairit, vazhduan tek Qeveria dhe ndaluan para Zyrës së BE-së dhe Zyrave të KSHZ-së.

Mes tjerash, kryetari i ASH-së Ziadin Sela deklaroi se populli kërkon liri, ndërsa është koha që nga pushteti të bjerë edhe gjysma tjetër e regjimit të mbetur.Kemi thënë që motivi kryesor i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë ndryshimi, sepse status kuoja 18 vjeçare, monizmi 18 vjeçar e ka vrarë shpresën e shqiptarit, ka bërë nga shqiptari një qenie pa shpresë e cila detyrohet që të largohet nga vendlindja. Ne e dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bjerë në zgjedhjet e kaluara. Tash është koha që të bjerë gjysma tjetër e regjimit”-tha Ziadin Sela, ASH.Ndërsa kryetari i Alternativës, Afrim Gashi u ka bërë thirrje partive maqedonase që të kenë kujdes se me kë do të formojnë qeveri.Porosia e parë është për partitë maqedonase. Të mos lejoni të nëpërkëmbni akoma legjitimitetin e shqiptarëve, ju e dini shumë mirë kush i përfaqëson shqiptarët nga 15 korriku e këndej. Andaj kujdes me kë bëni Qeveri. Dhe porosia e dytë është për bashkësinë ndërkombëtare, këtu e kam fjalën për SHBA-në por edhe për shtetet e BE-së. Mos lejoni që ky vend sidomos në pjesën shqiptare të bjerë në diktaturë.Sela dhe Gashi për manipulim të zgjedhjeve akuzuan edhe KSHZ-në por edhe institucionet tjera të drejtësisë në vend, për çka zgjedhjet e 15 korrikut i shpallën si jo legjitime., shkruan Alsat. Ata thanë se legjitimiteti do të arrihet vetëm në procedura demokratike dhe të drejta, pa shantazhe dhe pa bërje të votës.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close