MaqedoniTopLajm

ASH-AAA kandidatët për kryetar komune i shpallin deri më 15 gusht

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kandidatët e tyre për zgjedhjet lokale do t’i shpalosin nga 15 korrik deri më 15 gusht. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi kandidimin e tij për edhe një mandat të Komunës së Gostivarit, edhe pse siç tha për këtë do të vendos partia. Më tej, Taravari tha se do të bashkëpunojnë me çdo parti serioze.

Arben Taravari, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

“Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën  as që diskutohet se do të ketë bashkëpunim me më shumë parti edhe me maqedonase edhe shqiptare edhe turke edhe rome, me të gjitha partitë të cilat kanë njëfarë kredibiliteti në komunat ku garojmë ne. N.q.s. e shohim të arsyeshme dhe e shohim se psh. Një parti politike liberal-demokrate në Gostivar ka një sasi të konsiderueshme të votave, as që do e kemi mëdyshje që të ulemi me to dhe ta kërkojmë përkrahjen e tyre”. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close