LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA do ta çojë në gjykatë vendimin e KSHZ-së për vendvotimin në Dibër

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta ankimojnë në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili refuzoi ankesën e tyre për vendvotimin 0543 në Dibër.

Sipas këtyre partive, ankesa ka pasur bazë për disa arsye; procesverbali në këtë vendvotim nuk është nënshkruar nga shumica e anëtarëve të këshillit zgjedhor, ashtu siç e kërkon ligji, anëtarët nuk kanë evidentuar në procesverbal arsyet se pse nuk firmosin, procesverbali nuk është nënshkruar as nga Komisioni Komunal Zgjedhor i cili duhet të nënshkruaj nëse këtë nuk e bën shumica e këshillit dhe procesi zgjedhor në këtë vendvotim është drejtuar nga një kryetar i cili paraprakisht është shkarkuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close