
Asambleja e Gruas dënon sjelljen dhe kërcënimet e deputetit të Vlen ndaj deputetes Ilire Dauti
Asambleja e Gruas së Aleancës për Shqiptarët dënon ashpër sjelljen e deputetit Rijad Shaqiri dhe fjalorin e tij kërcënues ndaj deputetes tonë, zonjës Ilire Dauti.
I bëjmë thirje urgjentisht dhe publikisht të kërkojë falje, si dhe të ketë kujdes të shtuar në të ardhmen. Ju bëjmë thirje edhe subjekteve të tjera politike dhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut që të distancohen dhe të dënojnë veprimin e deputetit Shaqiri.
I bëjmë me dije deputetit në fjalë se pas deputetes Ilire Dauti qëndrojnë jo vetëm kryesia dhe anëtarësia e ASH, por të gjithë shqiptarët. I bëjmë thirje që nervozizmin dhe frustracionet nga pozita servile që kanë në Qeverinë jolegjitime ti nxjerrin aty ku edhe ua shkaktojnë e jo ndaj një deputete e cila nga fillimi i angazhimit politik e deri më sot është bërë një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të kauzës kombëtare shqiptare. Ne si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojmë të mbrojmë kauzën kombëtare dhe nuk do të na ndalojnë as presioni i pushtetit e as arroganca e servilëve shqiptarë në atë pushtet.
– Asambleja e Gruas, Aleanca për Shqiptarët



