LajmeShowbiz

Artisti i rekordeve/ Noizy ‘elektrizoi’ sheshin ‘Nënë Tereza’, mijëra fansa ndoqën ‘Alpha Show 2’

Një tjetër koncert, që shënoi një tjetër histori suksesi, për të cilën Noizy sot duhet të ndjehet shumë krenar. E kish premtuar se do të rikthehej me “Alpha Show”, në përmasa edhe më të mëdha se ai i një vere më parë dhe e realizoi 100% atë.

Në skenën gjigande, të konceptuar si një qytet magjik “Alpha City”, efektet vizuale, dritat, fishekzjarret e ndiznin edhe më fort atmosferën që sillte çdo artist i ftuar në këtë natë të madhe, që do të ishte epilogu i duhur i përmbylljes së koncerteve të shumta, që e kanë zhurmuar bukur Tiranën e kësaj vere.

Dhe s’ishin të paktë këngëtarët më në zë të tregut muzikor mbarë shqiptarë, që Noizy i mblodhi edhe një herë në koncertin e tij. Ndërsa Stine, Westside family, Elgit Doda, Buta, Era Istrefi, Ledri Vula, Varrosi, MC Kresha, Ylli Limani etj, i linin radhën njëri- tjetrit në një maratonë muzikore shumë të larmishme rrymash e ritmesh, masa e madhe e njerëzve filluan të ndjenin ardhjen e momentit kulminat: hyrjen e Noizyt në skenë. Pritja u ndez edhe më fort nga fikja e dritave në skenë. Kurioziteti u shtua edhe më shumë kur nisi të dëgjohej tingulli i parë i intros. Emocioni i përshkroi në të qind të sekondit të gjithë kur njerëzit kuptuan se ai tingull i përkiste këngës “Noku i vogël” të cilën Noizy ia ka kushtuar vajzës së tij. Pastaj adrenalina u ngrit në maksimum kur sheshi nisi të oshtijë i tëri me “Jena mbretër 2”. Që prej atij momenti e deri në sekondin e fundit të atij koncerti, pa ndalim, njerëzit kënduar njëzëri me Noizyn “Në fund të botës”, “Kontroll”, “I lumtur”, “Jeta sjell”, “Fatos Nano”…pastaj edhe duetet që i përkasin gjithashtu albumit “Alpha”, “Tingujt e kitarës” me Stine, “My All” me Elvana Gjatën, “Kallma” me Dhurata Dorën”, “Yalla” me Ylli Limanin e “Medalionin” me Stresin… pastaj dhe gjithë repertorin që do të vinte më pas aq sa 16 Bars, Noizy s’do të kishte nevojë ta këndonte fare, sepse pas Varrosit dhe MC Kreshës, pjesa e tij “O sa bukur pa shikoje toplisten… thellë në det thirrëm kapiten” u këndua nga kori magjik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close