
Ende nuk e kanë marrë pagën e muajit gusht, ndërsa druajnë se së shpejti do të humbasin edhe sigurimin shëndetësor. Punonjësit e kompanive “Florakom” dhe “Luna”, kompani që u themeluan nga NP “Parqet dhe Gjelbërimet”, protestuan sot para Qytetit të Shkupit.
“Nuk na interesojnë arsyetimet, na interesojnë mjetet financiare që na takojnë. Arsyetimet nuk na i paguajnë faturat”, tha Atanas Gjorgjievski, kryetar i Organizatës së Pavarur Sindikale të “Parqe dhe Gjelbërime”.
“Ja tani pagën e gushtit nuk e kanë marrë. Ndërsa sot është data 28 (25). Së shpejti nuk do të kenë edhe sigurim shëndetësor. Ne kërkojmë që Qyteti i Shkupit të sigurojë mjete financiare për shërbimet e “Florakom”, “Luna” dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. Mjete financiare për pagë dhe shtesa të tjera të pagave, regres, shpërblimet e rregullta dhe shtesat vjetore për periudhën e kaluar”, deklaroi mes tjerash Goran Ristevski, kryetar i Sindikatës së Qytetit, Sindikatës së Pavarur Administrata Shtetërore.



