LajmeMaqedoni

Arsovska në takim tradicional me luftëtarët e LANÇM-së

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot u takua me përfaqësuesit e Bordit qytetar të Lidhjes së luftëtarëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Maqedonisë, me rastin e shënimit të 13 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Shkupit.

Në takim, siç kumtoi Qyteti i Shkupit, është biseduar për vlerën e luftës së organizuar për liri për sakrificën e luftëtarëve të shumtë të cilët e luftuan fitoren, si dhe për idealet për një shoqëri bashkëkohore.

“Duke u dëshiruar shëndet të mirë dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm të suksesshëm, Arsovska i falënderoi për guximin, forcën dhe rrezistencën të cilën e treguan të gjithë luftëtarët për liri për ne dhe për brezat e ardhshëm. Ajo theksoi se respekti ndaj figurës dhe veprës së heronjve tanë popullor dhe luftëtarëve të sakrifikuar dhe mosbindja e tyre është odë e lirisë dhe na përkujton sa e rëndësishme është ta ruajmë, para se gjithash përmes edukimit të njerëzimit dhe respektit të ndërsjellë mes njerëzve”, citohet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close