
Atë që e tha dje, e realizoi sot. Danella Arsovsk ka dorëzuar në Këshill të qytetit të Shkupit iniciativë për heqjen e emrit të rrugës “Adem Demçai” dhe rikthimin e kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”. Këtë e konfirmoi kryetari i këshillit të Qytetit, Trajko Sllaveski.
“Që sot do ta përcjellë deri te Komisioni për emërimin e rrugëve, shesheve, urave e objekteve tjera infrastrukturore. Ata duhet të japin mendim. Kemi planifikuar seancë të këshillit më 31 gusht. Do të veprojmë sipas rregulloreve ligjore. Ky propozim do të gjendjet në pikat e para të rendit të ditës. Që të miratohet, nevojitet shumicë prej 23 këshilltarëve, plus shumicë nga këshilltarët të cilët nuk janë maqedonas”, tha Trajko Sllaveski, kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit.
Por sa janë reale gjasat që të realizohet iniciativa e Arsovskës? Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, njëherit edhe nënkryetar BNJVL, tha se nuk beson se këshilltarët shqiptarë do të mernin guximin që të votojnë kthimin e emrit të vjetër. Për të kaluar kjo iniciativë, Ganiu thotë se domosdo duhet të ketë votim të dyfishtë, gjegjësisht të votojnë edhe këshilltarët shqiptarë.
“Kuptohet që këto ndryshime duhet të ndodhin në këshillin e Qytetit të Shkupit dhe duhet të miratohen me votim të dyfisht. Me parimin e Badenterit. Mendoj se si nismë është nisur por a mund të arrihet qëllimi i zonjës Arsovska është pikëpyetje përshkak se ju e dini, për të bërë shumicën e badenterit, duhet edhe këshilltarët shqiptarë të votojnë. Një gjë e tillë, nuk besoj që në këto kohëra ditën e sotme voton kundër emrit të Adem Demaçit”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Për këtë çështje i pyetën edhe këshilltarët shqiptarë në Qytetin e Shkupit.
“Patjetër se nuk do ta votojmë. Procedura për emërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair është bërë me iniciativë të BDI-së dhe e njejta ka kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe administrative dhe është në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore. Ftojmë të gjithë që të mos tentojnë këtë temë ta keqpërdorin për politika ditore dhe nacionaliste se janë iniciativa shterpë”, poho Besnik Ajeti, koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së.
“Deri tani nuk na ka arritur njoftim për mbajtje të seancës për votimin e kësaj iniciative. Mirëpo kurdo që të mbahet, gjithsesi se unë nuk do ta votoj. As që vjen në konsideratë”, tha Kadri Haxhihamza, këshilltar.
Përndryshe Këshilli praprak i Qytetit të Shkupit, në seancën e 66 të mbajtur më 30 mars 2021, me 25 vota PËR miratoi vendimin për ndryshimin e emrave në Shkup. “Brigada e dytë Maqedonase” nga Çairi është spostuar në lagjen Kozle, aty ku më parë rruga quheshte “Lovqenska 9”. Për t’u ndryshuar emri i një rruge, sipas ligjit për vetqeverisje lokale, nevojitet shumicë nga këshilltarët prezentë, si dhe shumicë votash nga këshilltarët e komuniteteve që nuk janë shumicë në kuadër të Qyteti të Shkupit. Top24



