
Arsim Sinani në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me rrjedhën aktuale të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut pë rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Postimi i plotë:
“Regjistrimi në Maqedoni veriore nxorri në pah dështimin e një regjistrimi real dhe objektiv. Procesi që në fillim me lojërat që u bënë tregoi se do jetë vazhdimësi e nxjerrjes së numrit joreal të shqiptarëve. Regjistrimi me dy lloje rezultash tregon se e ka për qëllim të kënaq apetitet e palës maqedone, poashtu për të mbajtur shqiptarët me të drejtat e Marrëveshjes së Ohrit. Partia shqiptare në pushtet me akronimin BDI dhe bishtat rreth saj vazhdojnë të jenë në shërbim të politikës shtetërore maqedone. Lipset të analizohen rezultatet me kujdes dhe te ngritet një projekt për të regjistruar çdo shqiptar.” tha ai.



