LajmeMaqedoni

Arsim Hasani: Po përmbyllim bisedimet me FSP të Kroacisë

Drejtori i Fondit Pensional Invalidor Arsim Hasani,ka realizuar takim me Institutin Kroat të Sigurimeve Pensionale,shkruan Top24.

Sot, në ditën e dytë të bisedimeve në nivel të organeve ndërlidhëse ndërmjet Fondit të Sigurimit Pensionale dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Institutit Kroat të Sigurimeve Pensionale, bisedimet vazhduan sipas pikave nga rendi i ditës, zbatimi i Marrëveshjes së Sigurimeve Sociale ndërmjet dy vendeve, shkëmbimi i informacioneve për zgjidhjen e kërkesave sipas listës së përgatitur dhe i dërguar nga Enti Kroat i sigurimeve pensionale për kërkesat e shfrytëzuesve, shkëmbim i informacioneve për përfituesit e pensioneve, mbarim të procedurës për lëndët e pazgjedhura pensionale si dhe diskutime për reformat në sistemin pensional.

Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës, delegacioni u prit nga U.D drejtori i Fondit, Arsim Hasani, i cili falënderoi anëtarët e të dy delegacioneve për kontributin e dhënë në organizimin e këtyre takimeve të rëndësishme që kontribuojnë në njohjen e ndërsjellë dhe zgjidhjen e shumë çështjeve të hapura gjatë realizimit të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor për qytetarët e të dy vendeve.

Në fund të takimit, delegacioni kroat shprehu mirënjohjen e tyre për mikpritjen e Fondit me ftesë për ditët e ardhshme këshilluese dhe takim punues që planifikojnë t’i mbajnë në fillim të muajit mars të vitit 2024 në Zagreb.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close