LajmeTopLajm

Arsim Dalipi takon struganët: Plani për Strugën nuk shkruhet në zyra – por ndërtohet këtu, mes njerëzve

Kandidati i ASh-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi ka takuar struganët për të dëgjuar nga afër hallet e tyre, që do ta ndihmojnë në krijimin e planit të kësaj komune, njofton Top24

“KOHA PËR STRUGËN

Në Livadhi, aty ku rrënjët janë të forta – nisin edhe vendimet më të mençura.
Mëngjesin e sotëm e nisa me bashkëfshatarët e mi, me njerëz të urtë që me një kafe e një fjalë të mirë, të japin më shumë sesa një ditë – të japin drejtim.
Bisedat nuk ishin thjesht për të kaluar kohën. Ishin për hallet, sfidat, për idetë dhe për shpresën që Struga mund të bëhet më e mirë. Plani për Strugën nuk shkruhet në zyra – por ndërtohet këtu, mes njerëzve, në trotuar, në kafene, në çdo bisedë të sinqertë.
Ky është Arsim Dalipi – mjek me profesion, por mbi të gjitha njeri i popullit. Sepse një qytet ndërtohet me dëgjim, me respekt dhe me vizion të ndershëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close