LajmeRajon

Arrestohet ndonëse e kishte armën me leje, i kishte skaduar libri për qarkullim

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi që libri për qarkullim të armës i kishte skaduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar; një armë zjarri me leje, një karikator dhe 14 fishekë. I dyshuari lejen e posedonte me veti, por librin për qarkullim e kishte me afat të skaduar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësiti policor kanë bërë edhe konfiskimin e veturës së tij pasi të njëjtën e kishte me regjistrim të skaduar”.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”

Related Articles

Back to top button
Close
Close